Welcome to Vlora

Plagosja në Vlorë, policia jep detaje për 33-vjeçarin me dy mbiemra

Policia e Vlorës ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë. Sipas policisë 33-vjeçari i cili kishte ndërruar dy mbiemra Tonin Ramaj (Hosaj) është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”-tha policia.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.