Welcome to Vlora

Mblidhet asambleja e PS-së në Vlorë, Rama kritika deputetëve: Pse bëtë fushatë për kandidatët?!

Është mbledhur sot në Vlorë, asambleja e Partisë Socialiste! Në mbledhjen e asamblesë, burime për Vlora Media Online, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie.

Sot në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha. Ndërkohë Rama ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.

Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe deputeti Vullnet Sinaj. Më pas kreu i qeverisë do të marrë pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e ekipit të Flamurtarit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.