Welcome to Vlora

Makina përplas një të mitur, 8-vjeçari transportohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrugën “Pelivan Leskaj”, në Vlorë, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka përplasur me makinë një të mitur.

Sipas informacioneve policore, 8-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.