Welcome to Vlora

Goditet grupi që përdorte kartmonedha të falsifikuara në qytetin e Vlorës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara është goditur nga policia e Vlorës këtë të martë. Bëhet me dije se janë sekuestruar në total 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Policia ka arrestuar 2 shtetasit që posedonin kartëmonedhat euro të falsifikuara, të cilët dyshohet se i përdornin ato për të blerë në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Është proceduar penalisht dhe një shtetas tjetër që kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara dhe po i përdornin në disa subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës, organizuan punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit A. A., 23 vjeç, banues në Dibër dhe D. A., 22 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.