Welcome to Vlora

Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku thirret në SPAK

Ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura dhe njëkohësisht deputet i Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Bëhet me dije se Kollçaku është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe ku do të japë sqarime për një kallëzim të Artur Meçollarit. Ky i fundit është paraqitur gjithashtu në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me paraqitjen e tij në SPAK, ndërsa pas përfundimit të marrjes në pyetje pritet një deklaratë nga vetë ish-ushataraku.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.