Aplikacioni WhatsApp nuk po funksionon, ndërkohë përdoruesit raportojnë se nuk janë në gjendje të dërgojnë ose marrin mesazhe.
Që prej orës 9:00 të ditës së sotme, aplikacioni WhatsApp është jashtë funksionit pasi nuk mund të dërgohen dhe merren mesazhe. Raportohet se aplikacioni ka shfaqur probleme edhe gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:00.
Shërbimet e WhatsApp në pronësi të ‘Meta’ raportohet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme. Ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje apo reagim zyrtar nga WhatsApp.
Përdoruesit thonë se aplikacioni thjesht tregon “Connecting…” në krye dhe çdo përpjekje për të dërguar një mesazh dështon.
Lajm në përditësim…
Shto koment