Welcome to Vlora

Përdoruesve po u mbyllet llogaria/ Reagon “Instagram”, çfarë po ndodh

Përdoruesit e rrjetit social “Instagram”, ditët e fundit kanë hasur probleme me llogaritë e tyre, pasi shumë prej tyre po mbyllen pa arsye.

Përdoruesit nuk kanë mundur të aksesojnë më llogaritë e tyre dhe në vend të kësaj u kishin mbërritur mesazhe ku u thuhej se “llogaria e tyre është pezulluar

Ne kemi pezulluar llogarinë tuaj më 31 tetor 2022,” thuhej në njoftim, duke theksuar se kjo ishte për shkak të një “shkeljeje të kushteve të komunitetit”.

Pas ankesave të përdoruesve ka reaguar kompania.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë e tyre në ‘Instagram’. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”, ka shkruar kompania në “Twitter”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.