Welcome to Vlora

Fjala në Këshillin kombëtar/ Berisha: Unë jam Sali Berisha, i kam tmerruar fare!

Pas vendosjes së masës së sigurisë për kreun e Rithemelimit Sali Berisha, duket se ka nisur një proces riorganizimini pasi Berisha nuk do mundet të ushtrojë më funksionet e tij. 

Ky i fundit gjatë mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Rithemelimit tha se e ka tmerruar qeverinë dhe SPAKUN. 

Fjala e Berishës

Ndaj dhe sot këtu para jush, e vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre që akuzuan pa asnjë provë, fakt apo dokument për korrupsion Sali Berishën, para se të përsërisni këtë gënjeshtër, këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj.

Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë.

Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore, aktesh antikushtetuese, nga të gjitha institucionet që dolën zbuluar se marrin urdhër politik.

Por pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse po ndodh ky agresion dyvjeçar ndaj opozitës? Pse ky regjim është i tmerruar kaq shumë nga opozita sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, Kushtetutën, parlamentin, drejtësinë, vetëm e vetëm për të na luftuar ne?

Është e qartë, këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi tronditur gjer në palcë Edi Ramën, narkokraturën e tij sepse kemi treguar të vërtetën.

Opozita luftohet sepse kur qeveria u cian veshët qytetarëve se Shqipëria është Europa e Ballkanit, të kujton Sulltan Hamitin kur thoshte se shqiptarët janë otomanët e Europës.

Kjo është e vërtetë vetëm për Edi Ramën, parajsa. Për ministrat e tij, sojin e tij, zyrtarët makutë që pasurohen dhe vjedhin çdo natë dhe ditë. Kurse është krejt tjetër për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë. Nga kjo parajsë kanë ikur 1.3 milionë shqiptarë në 9 vite.

Opozita luftohet sepse kur Skapi shpall fajtor për inceneratorët, për vjedhjen e shekullit dy drejtorë të bashkisë, ne u themi shqiptarëve prisni njëherë se në këtë aferë ka firmat edhe Erion Veliaj, edhe Edi Rama se këta janë hajdutët kryesorë.

Opozita luftohet se kur Skapi shpall fajtor Rrjepajn dhe Rrapajn për vjedhjen e dytë të shekullit, atë të inceneratorëve, ne u themi se në këtë aferë është i përfshirë direkt Ilir Beqaj dhe Edi Rama.

Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si kloun para botës, ne i themi botës se ky kloun në fakt u mohon të drejtat themelore kushtetuese opozitës. Se ky kloun rrethon nga frika dhe mbush Kuvendin e shqiptarëve me gardën e tij të kuqe. Se ky kloun e voton buxhetin në 4 minuta. Se ky kloun në fakt është një diktator që pushtetin e rrëmben duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim. Se ky kloun nuk pranon votën e lirë.”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.