Welcome to Vlora

Dorëhiqet Gjergj Goro. Kush e merr tani drejtimin e Himarës?

Dy ditë pas reagimit të Edi Ramës, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Gjergji Goro, ka dhënë dorëheqjen. Burime të Vlora Media Online mësojnë se dorëheqja është depozituar pasditen e djeshme te Prefekti i Vlorës.

Rama në reagimin e tij tha se “kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit” dhe paralajmëroi “nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”. Ky reagim i kryeministrit kënaqi edhe Athinën zyrtare. Ministri i Jashtëm grek, Gerapetridis e përshëndeti qëndrimin e Ramës si një akt për kapërcimin e tensionit të krijuar pas arrestimit të Belerit.

Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

Vendimi i Ramës ngjan të jetë dhe një lëvizje për të balancuar raportet me Athinën pas tensioneve të krijuara nga dosja Beleri. Ndërkohë Goro po hetohet për dy cështje nga SPAK.

Kryesorja është ajo e raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Gjithashtu këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.