Welcome to Vlora

A po shkon Edi Rama drejt 84 mandateve? Lëvizjet në radhët e opozitës çojnë deputetë te PS-ja

Partia Socialiste arriti që në zgjedhjet e fundit parlamentare të kryesonte me 74 deputetë, duke rikonfirmuar Edi Ramën dhe për një mandat të tretë në krye të vendit.

Një mbështetje e fortë për socialistët ishin dhe votat që mori në këto zgjedhje Partia Socialdemokrate e Tom Doshit. Edhe pse nxori tre deputetë me logon e vetë, ata janë në çdo nisëm me socialistë.

Pak javë më parë, Edi Rama zgjodhi t’u jepte fund zërave dhe të konfirmonte krah tij deputetin më të ri që i bashkohej Partisë Socialiste, shkodranin Agron Çela. Kur e majta po sulmohej nga të gjitha anët dhe Rama po portretizohej si një lider “i lodhur” në këtë mandat të tretë, PS konfirmoi 78 mandate në Kuvend.

Agron Çela braktisi Partinë e Lirisë pas pakënaqësive që kishte me lidershipin dhe premtimet që atij i ishin bërë për Shkodrën, vendosi që të bashkohej me Edi Ramën dhe ta çojë shumicën socialiste në 78 mandate në Kuvend.

Mirëpo, duket se socialistët janë duke shkuar drejt një shumice me 3/5 në Kuvend, duke përfituar dhe nga përplasjet brenda kampit opozitar. Beteja gati 1 vjeçare mes Sali Berishës dhe grupimit të Enkelejd Alibeaj ka lodhur deputetët e tjerë që nuk kanë dashur të bëhen palë. Të lodhur nga kjo betejë janë dhe aleatët e PD, si Dash Shehi dhe Shpëtim Idrizi, të cilët vendosën të garonin të ndarë.

Kreu i PDIU jo vetëm që u largua nga koalicioni me PD e drejtuar nga Sali Berisha deri më 3 Mars, por sot ka njoftuar se dy deputetë të Fierit dhe Vlorës i janë bashkuar fushatës së tij. Nustret Avdullaj dhe Gëzim Ademaj janë shfaqur në krah të Shpëtim Idrizit, duke qëndruar si larg Alibeajt ashtu dhe Sali Berishës.

Por, a janë dhe këta deputetë të afruar me PDIU-në duke ju bashkuar Partisë Socialiste, ashtu si Agron Çela i Shkodrës? Edhe pse Shpëtim Idrizi ka deklaruar se në lokalet e 14 Majit do të garojë i vetëm, partia e tij ka histori bashkëpunimi me socialistët, sa herë që nuk ka qenë në koalicion me të djathtët.

Ai ka dy mandate të konfirmuara, të vetin dhe atë të Mesila Dodës, që mund t’i çojë bashkë me dy të tjerët e opozitës te Edi Rama. Ky bashkim apo flirtim me mazhorancën mund të bëhet edhe më i lehtë, në kushtet kur Gëzim Ademaj, i futur në Kuvend në javën e dytë të janarit 2023, rezulton se ka qenë në listën e PD-së së Vlorës nga radhët e PDIU.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është nëse edhe deputetët e PD që i janë bashkuar atij, do të mund ta ndjekin në marrëdhënien me Partinë Socialiste?! Sepse në këto kushte Edi Rama shkon në 82 mandate dhe shumë pranë sigurimit të 3/5-tave, me mundësinë për zgjedhur anëtarët dhe krerët e institucioneve të rëndësishme pas nevojën e një bashkëpunimi me opozitën.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.