Welcome to Vlora

VIDEO+FOTO – Universiteti Ndërkombëtar në Strugë një mundësi e shkëlqyer për të investuar për të ardhmen…

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë është institucion i lartë arsimor, i akredituar nga Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të universitetit jane akredituar këto fakultete: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Fakulteti i Shkencave Juridike, Fakulteti i Inxhinjerisë Informatike dhe Fakulteti i Shkencave Politike.

Në vitin akademik 2007/2008 filluam si “Euro College” dhe gjatë vitit 2008, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë në Republikën e Maqedonisë së Veriut fituam akreditim për dy institute të reja, Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik që sollën edhe nevojën dhe ishin arsyeja themelore për ndryshimin e emrit në “ Universiteti Ndërkombëtar në Strugë”.

Të motivuar nga përkrahja e shumë institucioneve të huaja dhe vendase, vazhduam të bëjmë hapa të sigurtë pa dallim nga gjithë vështirësitë, sepse ne kemi një vizion dhe mision të qartë për rrugën drejt suksesit dhe zhvillimit akademiko-shkencor. Morëm mbështetje nga Universiteti Britanez “Kensington College of Business”, nga grupacioni i njohur New Grade, nga qendra kërkimore European Business Competence Licence (EBCL) dhe British Business Group, detyra e së cilës është kuptimi i standarteve të veçanta industriale. Për ne, domethënie të madhe kishte edhe përkrahja nga Universiteti “American Heritage University” dhe nga Kolegji i Londrës “London City College” me të cilët vazhdon edhe më tej bashkëpunimi.

Sot, UNS është universiteti i parë privat në Ballkan që formalisht u pranua si anëtar i plotfuqishëm i Asociacionit Evropian të Universiteteve-EUA. Pranimi i një universiteti në EUA është një ndër mirënjohjet më të mëdha që mund të fitohen dhe që vërtetojnë angazhimin e madh profesional dhe akademik të UNS-së në zhvillimin e arsimit të lartë jo vetëm ne R. Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjërë.

Universiteti Ndërkombëtarë i Strugës ka katër fakultete në nivelin Bachelor: Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomacisë, Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Inxhinjerisë Informatike. Të përfshira në kuadër të universitetit janë edhe dy institute kërkimore e shkencore: Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik. Me këtë strukturë, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është njëkohësisht qëndër edukative arsimore e lartë dhe qëndër hulumtuese dhe kërkimore e shkencore.

Universiteti Ndërkombëtr i Strugës ka përpiluar dhe akredituar kurikulat më moderne e bashkëkohore në të katër fakultetet e tij. Këto kurikula janë produkt i punës së përbashkët akademike të personaliteteve më të shquara të fushave respektive nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç kurikulave të njësuara në nivele bashkëkohore evropiane dhe amerikane, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ka perfshirë në stafin e tij akademik lektorët dhe ekspertët më të mirë, të specializuar në të gjitha fushat respektive, me grada shkencore Master dhe PhD, me thirrje akademike të larta dhe tituj e çmime shkencore e diplomatike ndërkombëtare. Niveli shkencor, akademik dhe diplomatik i lektorëve të universitetit tonë është një bazë e fuqishme garancie për kualitetin e leksioneve, aparatin shkencor shoqërues të tyre dhe të metodologjisë interaktive të mësimdhënies.

Përvec kurikulave të nivelit Bachelor, Universiteti Ndërkombëtr i Strugës është akredituar edhe në programet e nivelit MASTER dhe PHD në të gjitha drejtimet e fakulteteve tona. Në programet master dhe Phd kemi specializantë nga shumë shtete të rajonit. Kurikulat, lektorët dhe gjithë drejtimi i këtyre programeve bëhët nga fakultetet si njësi shkencore dhe nga qendra e studimeve postdiplomike të universitetit.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ofron inftarstrukturë universitare bashkëkohore: salla komode të lektorimeve, bibliotekë klasike të pasur me botime në gjuhë të ndryshme, bibliotekën elektronike, laboratore modern, sallat e çlodhjes dhe të rekreacionit, mjediset e ushqimit për profesorë e student etj. I vendosur në buzë të Liqenit te Ohrit, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është padyshim lokacioni më i bukur dhe më modern në rajon.

Gjithë shqiptarët, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të mbarë rajonit tonë sot përballen me sfidën e lartë të përgatitjes së kapaciteteve njerëzore. Kohët që përjetojmë, aspiratat që kemi dhe perspektivat që na presin arrihen më shpejt, më mirë dhe me më pak kosto nëse kemi njerëz të aftë si lidership, si menaxherë dhe si administratorë në të gjitha fushat. Pra, të gjithë jemi përballë nevojës për progres, progresi kërkon kualitete të larta, kualitetet e larta kërkojnë institucione formuese, institucionet formuese kërkojnë njerëz të përgatitur, përgatitja e njerëzve kërkon kapacitete moderne dhe bashkëkohore-ky misioni dhe vizioni i lartë që ka Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, ka si mision përkushtimin për përsosmëri në mësimdhënie, kërkime shkencore, programe cilësore akademike dhe profesionale, për të zhvilluar diversitetin, perspektivat ndërkombëtare, përgjegjësitë dhe shërbimet shoqërore, si dhe nivele të larta të ndërveprimit fakultet-student.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, ka si mision përkushtimin për përsosmëri në mësimdhënie, kërkime shkencore, programe cilësore akademike dhe profesionale, për të zhvilluar diversitetin, perspektivat ndërkombëtare, përgjegjësitë dhe shërbimet shoqërore, si dhe nivele të larta të ndërveprimit fakultet-student.

Ekzistojnë shtatë qëllime kryesore të cilat formojnë bazën e planit strategjik të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, të cilat i shërbejnë universitetit për të përmbushur misonin e tij. Këto qëllime janë:

-Krijim i njohurive dhe përvojës së fuqishme të mësimit për studentët tanë.
-Rekrutim, angazhim dhe zhvillim të administratës dhe stafit kualitativ.
-Përvetësim dhe rrijte e vazhdueshme e diversitetit të kulturave, planprogrameve të studimeve dhe aktiviteteve shkencore.
-Krijim i ambientit edukativo-shkencor, në të cilin studentët tanë do të munden të integrohen në mënyrë të suksesshme.
-Forcimi i mbështjetjes për zhvillim rajonal dhe aktivitete shkencore.
-Zgjerimi i bashkëpunimeve dhe partneriteteve me institucionet e tjera arsimore për të arritur qëllimet e ndërsjella dhe për të zgjeruar mundësitë e studentëve.
-Përmirësim i vazhdueshëm i kualitetit të ambientit dhe sigurim i godinave atraktive, bashkohore dhe të sigurta.

International University of Struga,

Invest in your future

IUST – Struga, Macedonia

Tel: +38946786160, +38976370505

Facebook: https://www.facebook.com/ius.edu/

Instagram: @internationaluniversity_struga

Address: Ezerski Lozja 1, Struga 6330

Web: www.iust.edu.mk

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.