Welcome to Vlora

Rama-Kim, sherr për SPAK-un/ Ish ministri drejtësisë shenjëstron amabasadoren amerikane

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një reagim në rrejete sociale, ka analizuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, në lidhje me procesin për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut.

“Shiheni me vemendje çfarë shkruan vetë zonja Kim:

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë ose favore – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar…””, fillon analizimin Manjani.

Më tej ai ka shtruar disa pyetje që i konsideron logjike.

“Me ç’mandat Yuri Kim takon anëtarët e një institucioni të pavarur Kushtetues?!

Kush në DASH apo në Shtëpinë e Bardhë e ka mandatuar zonjën të kontaktojë një Institucion të një vendi sovran në prag të një vendimmarrje?!

A është ky veprim ushtrim i ndikimit të paligjshëm?! Po ta bënte këtë një Shqiptar do ishte në burg.

Përse duhet të besoj se KLP është e pandikuar në vendimmarrje, qoftë dhe nga zonja Kim?!

Ja ta zëmë se KLP do ndikohet nga zona dhe do zgjedhë atë që do ajo në krye të SPAK, fakti që zonja bashkëpunon vetëm me qeverinë do të thitë se edhe i përzgjedhuri i saj do jetë i qeverisë?!

Ja këto pyetje duan përgjigje.

Jo për gjë po na thonë se shpikim gjëra. Shihini se i pranojnë vetë se si po zihen kush të ndikojë më shumë tek KLP.

Vetë po e pranojnë publikisht.

Neve veç i lexojmë me zë të lartë ato që ata shkruajnë…

Të fala shumë reformës!

Edhe një gjë të fundit. Që KLP të na bindë se është e pavarur dhe e pandikuar në vendimmarrje, duhet të denoncojë publikisht dhe ligjërisht të gjithë ata që janë interesuar për këtë proçes.

Në të kundërt, nuk janë të pavarur dhe janë jashtë mandatit kushtetues!”, përfundon analizën Manjani./CNA.al

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.