Welcome to Vlora

Punonte 16-orë, historia e trishtë e banakieres me 4 fëmijë: I kishte vdekur burri

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me Mimoza Pajën, 58-vjeçarja që mbeti e vrarë dje gabimisht në atentatin në lokalin në rrugën “Josif Shkëmbi” në Don Bosko.

Mësohet se Paja, nënë e katër fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali, punonte 16 orë në ditë.

Burime për Vlora Media Online bëjnë me dije se Paja jetonte në kushte të vështira ekonomike ndërkohë që burri i kishte vdekur para tre vitesh.

58-vjeçarja mësohet se kishte dhe probleme shëndetësore, por megjithatë punonte për shkak të ekonomisë.

Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtetasit Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Dyshohet se objektiv mund të ketë qenë, xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, i cili mundi të shpëtonte me lëndime të lehta.

Ndërkohë nga thyerja e xhamave të lokalit mbeti e plagosur dhe një vajzë në moshën 10-vjeçare.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.