Welcome to Vlora

Mesazh i një socialisti në Vlorë : Ka ardhur koha që të votojmë kundër vetes për të ardhmen e Vlonjatëve

Përshendetje stafi ! 

Sëpari me lejoni te shpreh përgëzimet e mia për punën që bëni .Së dyti un jam një antar i Partisë Socialiste të Vlorës ku kam aderuar qysh në moshën 18-vjecare dhe sot jam rreth të 40-tave . Mbas kaq vitesh në këtë parti ku gjithcka lindi natyrshem brënda meje për ta ndjekur dhe për të dhënë edhe kontributin tim në fitoret e saj .Por sot ,asnjë ndryshim ,reflektim ,motivim , shpresë për cdo kënd që synon të jetë kontributor ,ku në vite shohim po ata ose ato persona qe kane dominuar serisht ata jane ku te cilet zgjedhin njerzit e tyre per ti shperblyer dhe duke anashkaluar me genjeshtra qe dhe vet genjeshtra nuk e beson . Me slloganet e saj kohe ,ku ekonomia ,jeta sociale dhe politike pompohej aq fort sa Vlora por edhe gjithe Shqiperia do ishte nje vend normal per te studiuar ,punuar ,arsimuar ,Nuk ishte asgje me shume se flluska ,ku vija e partise me te gjithe propaganden e saj dhe mbeshtetjen e disa personave ne kete parti lene shume per te deshiruar , deri te pozicionet e tyre qe kane neper administrata kyce te qytetit . Ku pervec injorances ,kane dhe arrogancen e drejtimit te ketyre insitucioneve ,ku perplasja e dyerve ne fytyren e qytetareve eshte kthyer ne nje gare triumfuese te keta njerez me ‘pushtet’ . Sot duke reflektuar totalisht mbi cdo situate ka ardhur koha qe Ne ‘ARMIQTE’ e kesaj partie te largohemi ideologjikisht por dhe fizikisht duke i dhene ndoshta nje mundesi krahut tjeter duke analizuar cdo paraqitje dhe platforme te tyre ku gjithcka do i sherbente ne te miren e Vlores . Ju lutemi me kuptoni me kete shkrim ,nuk eshte hakmarrje ,por realitet i hidhur qe ndikon te cdo banor i Vlores ne te cilen ndodhemi .

Me respekt nga nje socialist qe enderronte per te ardhmen ,por e adhmja eshte e pamundur . 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.