Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Gjatë një interviste në News 24, Hoxha tha se Beleri duhet të ishte prej kohësh në burg dhe nuk duhet të ishte kandidat për në zgjedhje.
Hoxha tha se Beleri përfaqëson interesat e lobeve ultra-nacionaliste greke dhe shtoi se ai ka qenë i hetuar për masakrën e Peshkëpisë, si dhe ka qenë i dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare në vitin 2003 edhe pse nuk është arrestuar kurrë.
“Ngjarja duhet të ndikonte që të qetësonte Himarën por ka bërë të kundërtën. Do ketë një prani të madhe mediatike të dielën e të hënën.
Me këtë rast jam marrë për muaj me radhë dhe ka bërë apel që të parandalonim një ngjarje të tillë. Personazhi kishte vite që kërkonte të rikthehej si kryetar bashkie.
Është një shtetas shqiptar që mban edhe pasaportë dhe kombësi greke. Edhe pse është shtetas shqiptar greqishtfolës.
Që nga 2018 punoi për tu rikthyer në skenën politike lokale e kombëtare si përfaqësues i minoritetit grek.
Është për të ardhur keq sepse Himara nuk është zonë minoritare sepse diçka e tillë është përcaktuar qartësisht.
Zoti Bejleri përfaqëson interesat e lobeve ultra nacionaliste greke.
E ka shprehur që do përpiqet të rikthejë çështjen e helenizimit të Himarës.
Ngjarja që dua të veçoj është fakti se kjo ngjarje ka të bëjë me sigurinë kombëtare para se të jetë për çështjen politike mes mazhorancës dhe politikës. Së pari duhet të prevalojnë interesat kombëtare. PD dhe PS kanë bashkëpunuar për të marrë bashkinë nga Bollano që kishte pas dhe Belerin për këto interesa. Beleri është dënuar për zgjedhjet e vitit 2003 për përdhosje të simboleve kombëtare por nuk u arrestua kurrë. Është hetuar për masakrën e vitit 1994.
Beleri për mua duhet të ishte në burg prej vitesh për ngjarjen e Peshkëpisë në 1994, ku dëshmorët e kombit humbën jetën. Një grup grek mori peng për 5 orë një repart me rekrutë të çarmatosur me mbi 100 ushtarë. Ata hynë në repart, gjetën rojën pa fishekë. Komando greke i mbajti peng disa orë dhe mori armatime dhe dy pengje me vete. Beleri dje është arrestuar me një person të afërt me personat që kanë kryer këtë ngjarje ku akuzohet dhe Beleri.
Beleri nuk duhet të lejohej të kandidonte. Në 2019 prokuroria dhe më pas SPAK hetuan për Belerin dhe e thirrën për këtë masakër dhe atë kohë ai nuk kandidonte dot sipas ligjit. Kjo pengesë u hoq në 2021. Tani ai nuk ka pengesë ligjore. Problemi është se mes mijëra figurave që ka minoriteti grek në Himarë, ka intelektualë, personalitete por çuditërisht zgjidhet ky person.
Nëse autoritetet do ndiqnin hapësirën ligjore do shmangin atë që ndodhi dje. Rama për më shumë se një javë e ka sulmuar Belerin personalisht dhe sulmet e tij i kanë dhënë atij një justifikim se po sulmohet nga Rama sepse është i kandiduar nga minoriteti edhe pse nuk është. Më pas patëm reagimin e Greqisë dhe duke i dhënë një mundësi qeverisë greke që të përfshihen në zgjedhjet politike shqiptare”, u shpreh Hoxha.
Shto koment