Welcome to Vlora

Disiplina me dorë të “hekurt”, dënim të rëndë për Flamurtarin

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.03.2023

Lojtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC, Marcello Troisi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Flamurtari FC, Sinan Idrizi,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të aktiviteteve sportive të organizuara nga FSHF, pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.