Welcome to Vlora

Bashkia e Vlorës kërkon rritjen e të gjitha taksave vendore

Bashkia e Vlorës, në kuadër të përgatitjes së buxhetit për vitin e ardhshëm, ka parashikuar dhe propozuar rritje të nivelit të të gjitha taksave vendore.

Kështu, sipas një drafti që i është bërë të ditur edhe biznesit në këtë qytet, taksat do të rriten në të gjitha llojet e shërbimit që ofron bashkia, që nga ajo e pastrimit, gjelbërimit e ndriçimit, taksa e ndërtimit dhe e infrastrukturës, taksat e shfrytëzimit të hapësirave publike, e plazheve, e deri te rritja e çmimit të ujit të pijshëm, si për familjarët ashtu edhe për bizneset.

Për kryetarin e bashkisë, rritja e taksave është një propozim që do të diskutohet, por që synon një shërbim më të mirë për të gjithë qytetarët vlonjatë.

Por këto propozime kanë ngjallur menjëherë reagimin e përfaqësuesve të biznesit dhe sektorit të turizmit, të cilët kanë kundërshtuar dhe kanë shprehur paqartësi për mënyrën se sa do ndikojnë këto taksa në përmirësimin e shërbimeve, pasi një pjesë e biznesit nuk paguan fare taksa dhe ato që paguajnë pritet të rëndohen më shumë.

Drafti pritet të diskutohet konkretisht me grupet e interesit, ndërsa mbledhja e radhës e këshillit bashkiak do të jetë testi nëse këto propozime do të miratohen apo jo.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.