Welcome to Vlora

Balluku: Humbjet teknike të ujësjellësit janë ulur, çdo qytetar e ndjen përmirësimin e këtij shërbimi

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se sektori i ujësjellësit dhe kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm.

“Nuk ka ngelur që të bëhen analiza pasi sot parametrat janë përmirësuar dhe jo duke i krahasuar nga 2011 por me një vit më parë. Është një sektor me problematika të mëdha. Kemi trashëguar ujësjellësa të viteve ’50 që sot janë rinovuar.

Ujësjellësin e Gjirokastrës që para pak ditësh ka filluar të operojë me parametra të rinj me një investim që mbulon jo vetëm kërkesat në qytet por edhe të vizitorëve gjatë verës.

Ecuria pozitive në sektorin e ujësjellësit e shprehur me shifra është e vërtetueshme dhe jo një çështje politike. Nuk mund të jetë narrativë e vazhdueshme politike pas është shërbim bazik që ofrohet në pjesën më të madhe të vendit në kushte më të mira dhe do të vazhdojë në ndërmarrje të tjera me eficencën e burimeve njerëzore. Ka pasur një numër të shtuar punonjësish për frymë.

Eficenca energjetike që është padyshim ajo që rrit koston e produktit dhe e treta humbjet teknike në rrjet. Janë procese që po i aplikojmë dhe nuk është narrativë për t’u bërë nga momenti që çdo qytetar e ndjen përmirësimin e këtij shërbimi që është jetik për të gjithë ne.”, u shpreh Balluku.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.