Welcome to Vlora

Dënimi i rëndë për Flamurtarin, ç’ndodhi në sfidën me Dinamon që e pësuan sot keq vlonjatët

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për javën e fundit të futbollit shqiptar. Ekipi më i dëmtuar është Flamurtari me presidentin Idrizi, trajnerin Troisi, pjestarin e stafit Alfred Ferko dhe lojtarin Andi Ribaj që janë dënuar me 2 ndeshje pezullim ndërsa Idrizi me 4.

Dënimi më i rëndë është për stadiumin që do të qëndrojë i mbyllur për pjesën e mbetur të sezonit, megjithatë gjoba do të aplikohet në masën 50%. Klubi vlonjat ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke i quajtur vendimet qesharake.

Por çfarë ndodhi dhe si erdhi ky vendim tejet i ashpër nga Komisioni i Disiplinës? Ndeshja direkte ndaj Dinamos në Vlorë kishte presionin jashtëzakonisht të lartë tek të dy ekipet që pa nisur ende. Atë ndeshje e fituan Blutë me një penallti që shkaktoi të gjithë këtë situatë të rëndë.

Vendimet e gjyqtarit Cjapi u kontestuan ashpër gjatë gjithë ndeshjes nga ekipi vendas dhe tifozët vlonjat. Pas ndeshjes, presidenti Idrizi foli ashpër në intervistë duke u shprehur se asnjë nuk tallet me investimin e tij dhe pyeti me ironi: Këta presin të nxjerr pushkën tani?

Kur gjyqtari po i drejtohej dhomës së zhveshjes u sulmua me hedhje sendesh të forta nga tribunat kryesore dhe pas ndeshjes, qindra tifozë kishin rrethuar stadiumin në shenjë proteste.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.