Ka përfunduar dje mbledhja e Kryesisë në selinë e Partisë Socialiste dhe kanë bërë disa ndryshime
Drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.
Kujtojmë se Ahmetaj u shkarkua pak kohë më parë nga detyra e zv.kryeministrit pa ndonjë shpjegim nga qeveria dhe vendin e tij e zuri, Belinda Balluku.
Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi mes tij dhe kryeministrit Rama, marrëdhëniet mes të cilëve dukeshin të mira.
Shto koment