Një person raportohet se ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të hëne në zonën e Radhimës në Vlorë. Mësohet se në një lokal buzë detit është qëlluar në rrethana ende të paqarta me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë dalë me një njoftim zyrtar për rastin. As identiteti i personit të lënduar nuk bëhet me dije, ndërsa vetë Policia e Vlorës nuk njofton për persona të lënduar, por vetëm për të shtëna me armë nga “një shtetas ende i paidentifikuar”.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Shto koment