Welcome to Vlora

Të shtëna me armë zjarri në Radhimë, një i plagosur në një lokal

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të hëne në zonën e Radhimës në Vlorë. Mësohet se në një lokal buzë detit është qëlluar në rrethana ende të paqarta me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë dalë me një njoftim zyrtar për rastin. As identiteti i personit të lënduar nuk bëhet me dije, ndërsa vetë Policia e Vlorës nuk njofton për persona të lënduar, por vetëm për të shtëna me armë nga “një shtetas ende i paidentifikuar”.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.

Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.  Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.