Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, me Minstren e Kulturës, Elva Margariti dhe Fondacionin Amerikan për Zhvillim, nënshkruam marrëveshjen për hapjen e muzeut të munguar të historisë se hebrenjve. Historia e një populli të përndjekur, me fat tragjik, gjeti dyert e hapura në Vlorë dhe përmes dëshmive unike, do të kthehet në ndalesën më të rëndësishme të turistëve, në zonën historike. E shoh me vlerë të theksoj se bashkëjetesa e hershme, ndryshe nga muzetë e ngjashëm në botë, nuk do të përcillet më, përmes vuajtjeve e dëshpërimit, por do të tregohet nga historitë frymëzuese të mbështetjes dhe dashurive që ditën të ndërtohen aq bukur sa të trashëgojnë lidhje të forta, që ende ruhen mes dy popujve. Shtëpia më e re e historisë në Vlorë, do të jetë djepi i historisë së mikëpritjes, prej nga bota do të njohë e vlerësojë vyrtytet më të larta të qytetërimit.
Ndoshta doni te shikoni postimi te tilla
Zhduken tre persona në Vlorë, dy prej tyre vëllezër
Tre persona janë zhdukur pa gjurmë në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e kaluar. Kanë qënë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici pasi kanë humbur kontaktet me ta. Mësohet se ndër tre të zhdukurit, dy janë vëllezër...
9 pamjet
Mbështetësit e Belerit përplasen me policinë, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës, e parashikua për t’u mbajtur paraditen e së premtes është ndërprerë pas tensioneve të shkaktuara nga mbështetës të Fredi Belerit, që kanë mësyrë brenda sallës ku do të mbahej...
21 pamjet
Vangjel Tavon e pështyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës
Sot ishte mbledhja e radhës në Këshillin e Bashkisë së Himarës, ku përveç disa pikave që janë në rend të ditës sot do të diskutohej dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë Bashkinë e Himarës deri në...
40 pamjet
Shto koment