Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet i vranët me intervale të shkurtra dhe kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në jug të vendit. Në lartësitë mbi 1500 m parashikohen reshje të dobëta bore dhe mjegull e mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-8m/sek.
Përkohësisht era në shtim në bregdet deri 15m/sek. Valëzim do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 1.2-2.5m. Parashikohet që deti do të jetë në forcim gradual prej orëve të mesditës.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/13 re shi
Kukës 2/7 re shi
Lezhë 6/12 re shi
Dibër 0/7 re shi borë
Durrës 6/15 re shi
Tiranë 5/16 re shi
Elbasan 5/14 re shi
Berat 1/15 re shi
Vlorë 7/17 re shi
Korçë -1/5 re shi borë
Gjirokastër 2/13 re shi
Sarandë 8/17 re shi.
Shto koment