Welcome to Vlora

Voton kandidati i PS në Vlorë: Qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre

NJOFTIM PER MEDIA.

Kandidati i PS për Kryetar Bashkie në Vlorë, Ermal Dredha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ani, ka votuar pranë qendrës së votimit në Universitetin “Ismail Qemali”, ku në fjalën e tij theksoi rëndësinë e votimit si një ushtrim i të drejtës në demokraci.

Fjala e Kandidatit Ermal Dredha “Votova për ju, për demokracinë! Ju falenderoj shumë që jeni prezent sot këtu. Unë sot jam për të votuar si një qytetar i Vlorës dhe jo si një kandidat.

Sepse vota është ushtrimi më i mirë i demokracisë. Vota është misioni më i shenjtë që çdo qytetar duhet ta ketë në vëmendje sepse vetëm kështu, duke votuar mund të zgjedhim të ardhmen që duam. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Vlorës që të votojnë, të votojnë për më të mirën, të votojnë për të ardhmen e tyre.”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.