Welcome to Vlora

Ish-prokurori zbulon “çudirat”: Një vlonjat denoncoi vjedhjen e 100 kg hashash

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, zbuloi në emisionin Review, në Euronews Albania, denoncime të çuditshme që i kanë ardhur nga qytetarë në kohën që ai ushtronte detyrën në organin e akuzës. Beci tha se një qytetar nga Vlora i kishte shkuar të bënte një denoncim se i kishin vjedhur 100 kilogramë hashash.

Në një rast tjetër prokurori tha se një person i kishte kërkuar të bënte denoncim se i kishin vjedhur gomën rezervë ku fshiheshin 4 kilogramë kokainë.

Ish-prokurori i cilësoi këto raste, jo si suksese të prokurorisë, por si raste të çuditshme ku ata që shkelin ligjin bien vetë në qere.

“Unë personalisht kam pasur një denoncim nga një qytetar nga qyteti i Vlorës, i cili më ka thënë “më janë vjedhur 100 kile hashash” dhe vinte pa frikë dhe bënte kallëzim që i ishte vjedhur hashash. Në një rast tjetër më thanë që më është vjedhur goma rezervë që kishte brenda 4 kile kokainë. Këtu ka raste nga më të çuditshme që kapen vetë dhe hipin vetë në qerre”, tha Beci.

Denoncimet e çuditshme Beci i bëri gjatë emisionit Review, këtë të shtunë, ku u diskutua vjedhja prej 500 mijë euro që pastruesja në Tiranë kishte bërë në banesat e funksionarëve të lartë shtetërorë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.