Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot se vendi ynë nga mbrëmja e sotme deri të dielën do të jetë nën trysninë e temperaturave të ulëta.
Në një postim në rrjetet sociale Balluku tha se “duke nisur nga ora 00.00 e datës 14 dhjetor dhe deri në datën 18 dhjetor, vendi do të jetë nën trysninë atmosferike të ulët, e shoqëruar me shira të dendur dhe temperatura të ulëta”.
Sipas saj, në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës.
Balluku u shpreh se “jemi në krye të detyrës në çdo cep të vendit”.
Shto koment