Welcome to Vlora

Shkolla Tregtare Vlorë drejt prishjes. Dredha dhe Mazniku japin lajmin

Shkolla tregtare e Vlorës, një prej institucioneve arsimore profesionale më të preferuara nga të rinjtë e Vlorës dhe në përgjithësi të zonës së jugut, do të mbyllet së shpejti. Qeveria shqiptare pritet të firmosë vendimin për mbylljen e saj dhe bashkimin me Shkollën Profesionale “Pavarësia”.

E themeluar rreth 100 vite më parë, në Nëntor 1924, godina ku mësojnë qindra nxënës për degët Hoteleri Turizëm dhe Ekonomi do të mbyllet.

Mësohet se në zonën e mrekullueshme ku ajo ndodhet, në Ujin e Ftohtë, do të ndërtohet një hotel. Ndërkohë, zyrtarisht pretendohet se Shkolla Tregtare do të zhvendoset në qendër të qytetit, sepse do të krijohet një kampus i përbashkët me Shkollën Profesionale “Pavarësia”.

Ky kampus, ka gjasat të ndërtohet në qendër të qytetit, në vendin ku ndodhet sot Shkolla Profesionale “Pavarësia”. Krijimi i kampusit të përbashkët për dy shkollat profesionale të Vlorës parashikon dhe integrimin e restaurimin e konvikteve.

I pranishëm sot në qytetin bregdetar ka qenë dhe ministri i Pushtetit Vendor, Arbi Mazniku i cili është takuar me drejtuesit e Bashkisë së Vlorës dhe të shkollave.

Pritet që shpejt atje të nisë puna për ndërtimin e këtij kampusi, pasi përfaqësuesi i qeverisë ka kërkuar nga drejtuesit e dy shkollave profesionale që të bëjnë vlerësimet përkatëse për sallat, laboratorët dhe të gjitha hapësirat e nevojshme.

Mazniku ka kërkuar që sapo këto të jenë gati, të hartohet masterplani dhe qeveria e bashkia të nisin punën për krijimin e kampusit që do të integrojë Shkollën Tregtare të Vlorës dhe Shkollën Profesionale “Pavarësia”.

Shkolla e ideuar nga rilindasi Sami Frashëri është mbyllur vetë një herë gjatë gjithë veprimtarisë së saj 100 vjeçare, nga diktatori italian Benito Musolini (Duçja), i cili e ktheu shkollën në kazermë ushtarake në Maj të vitit 1943. Tashmë, kodrës së bukur ku ndodhet shkolla ia kanë vënë syrin ndërtuesit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.