Welcome to Vlora

Sherr me thika, ndërron jetë 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditën e sotme.

Disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe debati ka agravuar në përleshje fizike.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 17-vjeçar. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Në sherr janë përfshirë 4 persona, burime bëjnë me dije se autorët e plagosjes janë vëllezër.

Autorët janë arrestuar nga policia, teksa nuk dihen ende detajet dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.