Welcome to Vlora

Samit dhe protestë, Tirana kryeqendër e Europës

Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, dhe Tirana kthehet në një kryeqendër e Europës. Liderët e bllokut 27 vendesh dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen së bashku me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Këshillit Europian. Qeveritarët e kanë konsideruar një ditë historike për vendin, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet një samit i përmasave të tilla.

Temat kryesore të tij do të jenë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë duke “blinduar” kryeqytetin. Një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara dhe ka devijim të rrugës edhe për disa akse interurbane të Tiranës.

Samiti do të zhvillohet mes protestës së thirrur nga Sali Berisha, i cili akuzon qeverinë Rama për korrupsion dhe se nuk bën asgjë për të parandaluar emigracionin masiv. Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë. Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, kreu demokrat ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.