Welcome to Vlora

Mediat italiane shkruajnë për rënien e “Perandorisë së krimit”, “koka” është shqiptari Artur Ndreka

Shqiptari Artur Ndreka, i konsideruar si “koka” e shqiptarëve që merren me trafik droge në Itali, është arrestuar të hënë e kaluar në vendin fqinj. Ai njihej nga njerëzit me nofkën “Kapo” për shkak të reputacionit që kishte fituar në botën e nëndheshme.

I lindur në vitin 1987, Artur Ndreka cilësohej në Romë si kriminel i nivelit të lartë, i rritur krah bosëve më të njohur shqiptarë në territorin Kapitolin, si Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.

“Mirëpo, mbretërimi i tij përfundoi të hënën e kaluar. Një hetim nga Prokuroria Publike dhe Guardia di Finanza, për trafik ndërkombëtar droge, ka sanksionuar fundin e perandorisë së sapolindur të krimit. Tashmë Ndreka ndodhet brenda një burgu, së bashku me të vëllanë, si dhe me krahun e djathtë, Markun”, shkruan Il Corriere.

Veprimi i tij kriminal ishte shtrirë në kuadratin jugor të Romës: Acilia dhe Vitinia ishin sheshet e trafikut të drogës, ku në krye të një bande prej tetë personash, ai shiste drogë si të ishte një treg normal. Një lojë e thjeshtuar edhe nga momenti historik, me tre bosët e mafias shqiptare të arrestuar, që e lejoi Ndrekën të ngjitej me shpejtësi majën e piramidës ballkanike.

Ai ishte “Bosi” për njerëzit e tij dhe figura e tij nuk diskutohej.

“Nga përgjimet e Guardia di Finanza-s në Piazzale Clodio, del një pamje e qartë e veprimit kriminal të shqiptarit këtu në Romë . Kontrolli mbi territorin, shitja e drogës, hierarkia e ngurtë brenda grupit dhe kontaktet me bosët shqiptarë, që i dhanë forcë dhe prestigj brenda botës së krimit, deri në kontrollin total të strukturës së ndërtuar nga kriminelët shqiptarë”, vijon artikulli i medias italiane.

Gjyqtarja hetuese Valeria Tomassini në një urdhëresë të detajuar shkruan: “Aktiviteti hetimor kthen pamjen e qartë të një qendre aktive të trafikut të drogës që vepron në periferi romake të Vitinia dhe Acilia, veçanërisht në ndërtesën në via Castel D’Aioni, e përdorur si vendtakim, e aftë për të lëvizur sasi kokaine dhe hashash dhe në kontakt me personazhe të njohur për thellësinë e lartë kriminale”.

Vetë ministri i brendshëm, Matteo Piantedosi, komplimentoi trupën e Fiamme Gialle më 21 nëntor me një postim në Twitter: “Operacioni Gdf, sheshi i trafikut të drogës në Romë është mposhtur. Lufta kundër drogës është thelbësore për të luftuar përhapjen e krimit dhe paligjshmërisë”.

Gjyqtari hetues Tomassini e përshkruan nomenklaturën kriminale: “Ndreka në veçanti mund të mburret me lidhjet me Arben Zogun, Dorian Petokun dhe Petrit Bardhin, individë që i përkasin një qarku të profilit të lartë kriminal, tashmë të shkatërruar nga arrestimet e shumta”, Ndreka “përcaktohet nga familjarët e vet – nënvizon gjyqtari hetues, duke arsyetuar kështu arrestimin e tij – ‘bosi’ ”.

Tashmë edhe Artur Ndreka si bosët e tjerë shqiptarë është arrestuar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.