“Lungomare 2 do të risjellë ajrin poetik të rrugës së gjarpëruar të Belvederes së famshme.”“Nostalgjikët e dinë mirë që Lungomare 2, nuk do të rimëkëmbë vetëm terrenin e rrugës që të afron me tunelin historik të Vlorës, por do të risjellë ajrin poetik të rrugës së gjarpëruar të Belvederes së famshme, të filmave, piktorëve e poetëve, që njihte e shijonte gjithë Shqipëria, por që zifti i 30 viteve të trazuar, ia veniti magjinë. Sot, do ta jetojnë edhe ata që nuk e njohën dikur! As festat, as moti dhe as Covidi nuk na ndalin për ta çuar drejt fundit, punën që nisi vetëm pak muaj më parë. Sapo janë mbjellë pemët, për të plotësuar panoramën e kësaj shëtitoreje që do të kthehet shumë shpejt në stacionin e kujtdo që do të vij në Vlorë, si dikur, që ishte dëshira e të gjithë pushuesve. Rrethanat mund të kenë ngadalësuar ritmin, por nuk mund të na largojnë nga qëllimi që bashkë me kryeministrin Rama dhe mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ta shndërrojmë qytetin, në çdo hapësirë te tij, në më të dashurin e të gjitha kohërave.” – është shprehur Leli.
Kryetari Bashkisë Vlorë, z.Dritan Leli ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare të facebook nga punimet që po kryhen në Lungomare2, i cili shkruan
Shto koment