Welcome to Vlora

Taulant Balla nga Vlora: Presim rritje të numrit të turistëve, shtojmë masat për të garantuar sezonin turistik

Për të shtuar sigurinë dhe parandaluar ngjarje me pasoja në akset rrugore kombëtare, është krijuar dhe ka nisur funksionimin Trupa e Ndërhyrjes Teknike (TNT), e përbërë nga Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare dhe Shërbimi Zjarrfikës.

TNT do të jetë e lëvizshme dhe do të monitorojë akset me risk të shtuar. Njësia e re u prezantua në Llogara, Vlorë, gjatë një takimi që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me drejtues të strukturave përkatëse dhe praninë e Prefektit të qarkut, Kryetarit të Bashkisë etj.

“U mundësua në kohë rekord paketa e masave për një sezon turistik të sigurt, përfshirë TNT, Trupa e Ndërhyrjes Teknike (Polici, Urgjenca, MZSH). Kjo është një zgjidhje e ofruar nga partnerët, për të garantuar ndërhyrje në kohë, urgjenca në raste incidentesh, shoqëruar nga Shërbimi Zjarrfikës dhe Policia e Shtetit”, tha Balla.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.