Welcome to Vlora

Vlorë/ Kaloi në Tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesën, gjobitet pronari i 2 kamionëve

‘Gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, identifikohet dhe ndëshkohet administrativisht pronari i dy kamioneve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasigurara.

Policia Rrugore e Vlorës ka ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila, pronarin e dy mjeteve kamion, shtetasin L. D, drejtuesit e të cilëve janë konstatuar gjatë monitorimit në kamerat e sigurisë duke qarkulluar në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat e tyre, si dhe duke lëvizur në orarin e palejuar për qarkullimin e mjeteve mbi 3.5 Ton.’- njofton policia.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.