Welcome to Vlora

Vlorë/ Nis jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vlorë, ku ka nisur jetësimi i paketës së re të investimeve në ujësjellës, me tre projekte të rëndësishme të financuara nga qeveria shqiptare, të cilat do të pasohen nga projekti përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Kryeministri Rama u njoh me projektin që po zbatohet aktualisht për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Leli tha se “investimi për përmirësimin me ujë të pijshëm të qytetit do të përmirësojë më shumë se 50% garantimin e furnizimit me ujë në gjithë territorin e bashkisë së Vlorës”.

“Është një investim, vlera e të cilit është rreth 5.2 miliardë lekë, ku parashikohet një kanalizim i dedikuar për të shkuar nga burimi i ujit në depot e qytetit. Investim, i cili ne parashikojmë të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik. Është në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha Leli.

Leli theksoi se “ky është një nga ato investime që përmirëson ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm, i cili në fakt ka pasur gjithmonë probleme”.

Ai theksoi se tani ne kemi 15 milionë euro që kanë mbërritur vetëm në 5 muajt e fundit në lagjen “Partizani”, një lagje problematike. “Po ashtu kemi përmirësimin e furnizimit përgjatë rrugës Transballkanike dhe kemi po ashtu edhe projektin e KfW, që i jep zgjidhje përfundimtare”, tha Leli.

Ndërkohë, Kryeministri Rama kërkoi të kryhet rehabilitimi i tunelit të Ujit të Ftohtë. “Ky është tuneli i ujërave të bardha të delirit të Saliut. Duhet të bëhet rehabilitimi, të hiqen këto pllakat e banjos dhe të bëhet e gjitha e integruar me shkëmbin dhe pjesën tjetër”, tha Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.