Welcome to Vlora

Do prishet 15-katëshi te sheshi i Flamurit në Vlorë, biznesmeni Sulo Shehi përfiton 7 milionë euro

Capitalize on low hanging fruit to identify a ballpark value added activity to beta test. Override the digital divide with clickthroughs.

Diçka më shumë se 7 milion euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, shembja e hotelit 15 katësh në qendër të Vlorës! Marrëveshja me pronarin është arritur dhe sapo të miratohet vlera e dëmshperblimit, do të nisin procedurat për prishjen e objektit, për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të sheshit të flamurit!

objekti ka nisur të ndërtohet në mesin e viteve 80-të dhe nuk arriti të perfundonte asnjëherë!

Përfundimisht kjo godinë 15 katëshe hotel në pronësi të biznesmenit SULO SHEHI do të prishet. Një projektvendim i Bashkisë së Vlorës për Këshillin Bashkiak specifikon se biznesmeni ndërtues vlonjat do të marrë nga qeveria shqiptare plot 8.933.444.301 lekë, pra mbi 7 milionë euro si dëmshpërblim për shembjen e objektit në pronësi të tij.

Shkak për prishjen e kësaj ndërtese të parealizuar asnjëherë është projekti I rikonstruksionit të plotë të sheshit të Flamurit. Mes biznesmenit Sulo Shehi, bashkisë së Vlorës dhe qeverisë prej kohësh kanë vijuar negociata. Dhe tani pritet që biznesmeni të likuidohet me shpronësim nga qeveria, për të vazhduar punimet në sheshin e Flamurit.

“Në kushte të tilla dhe duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të një projekti bashkohorësikurse është propozuar nga projektuesi është diskutuar me pronarin e pasurisë për të nënshkruar një marrëveshje dakortësie nëpërmjet së cilës të mundësohet realizimi i projektit publik.Njëkohësisht nëpërmjet kësaj marrëveshje dakortësie pronari i pasurisë që shpronësohet ka rënëdakort me vlerën e shpronësimit si dhe procedurën e shlyerjes së saj nga fondet e buxhetit të shtetit në disa vite buxhetore”, thuhet në relacionin e kryetarit të Bashkisë Dritan Leli drejtuar Këshillit të Bashkisë së Vlorës.

 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.