Welcome to Vlora

Hapet aplikimi online për menaxhimin e hapësirave të plazhit

Nga sot hapet sistemi online në e-Albania për të marrë parcela plazhi për menaxhim në sezonin turistik veror.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.

“Nga sot, hapet sistemi online në e-Albania për këdo subjekt që duke përmbushur kriteret ligjore, është i interesuar të marrë parcela plazhi në menaxhim gjatë sezonit turistik veror. Ky aplikim vlen për stacionet e plazhit që do të menaxhohen nga subjekte private, krahas plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë”, thekson Kumbaro.

Sipas Kumbaros, sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë, sepse kërkohet proces i barabartë dhe transparent për të gjithë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.