Buxheti i bashkisë së Vlorës është rivotuar unanimisht në mbledhjen kësaj të hëne, pas rrëzimit të Pregektit të Qarkut i cili e ka konsideruar të paligjshëm. Në relacionin përcjellës, Prefekti Qarkut ka listuar 4 argumenta të cilat sipas zyrës së tij juridike nuk ishin konform ligjit.
1- Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim, gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021.
2-buxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos reflektuar rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit .
3-Mos përmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Për mirëmbajtjen e saj është parashikuar më pak se 40% e të ardhurave që vijnë nga taksat për tokën bujqësore , në zërin e investimeve.
4- Nuk janë përfshirë në zërin e shpenzimeve, detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.
Të parashikuara në buxhetin faktik të 2021. Përpara këshilltarëve , shefi i financave të bashkisë Taulla Zanaj, pranoi se ka në buxhet është reflektuar vetëm ndryshimi në pikën e parë pra emërtimi i paketës fiskale.
Toka bujqësore, parashikimi ishte bërë mbi buxhetin faktik, ndërsa detyrimet ndaj të tretëve nuk janë parashikuar pasi bashkia ka buxhet në dispozicion nga viti i kaluar kohë, vit buxhetor në të cilin këto shpenzime janë kryer.
Pas kësaj vendimarrje, nuk dihet ende nëse Prefekti i Qarkut do të vendosë ta ankimojë buxhetin në gjykatë duke shënuar të parën përplasje politike të këtij lloji brenda të njëjtës force politike.
Shto koment