Nesër (të martën) mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.
Në orën 18:00, kryeministri Edi Rama do mbledhë kryesinë në selinë rozë për të diskutuar për zgjedhjet vendore të cilat do të zhvillohen në pranverën e 2023. Në mbledhje pritet që të përcaktohen në parim kandidaturat për zgjedhje.
Socialistët kanë nisur mobilizimin e strukturave për zgjedhje, në një kohë që demokratët e përçarë nuk kanë nisur ende primarët e premtuara për kandidatët, të cilët do zgjidhen përmes një gare te brendshme me vote.
Shto koment