Welcome to Vlora

Trupa e të Rinjve Vlorë përplasen me drejtorin e Teatrit ‘Petro Marko’:Dhe urdhër të mbyllet gardëroba dhe banjot me qëllim për të penguar provat.

Parodia vlonjate vijon të mbahet gjallë falë pasionit të studentëve të rinj, por edhe profesionistëve të njohur. Ata kanë zgjedhur të mos e braktisin vendin, por të kontribuojnë në atdhe.

Me shfaqjen “Flladi Rinor” shumë të rinj dhe të reja kanë bërë ëndrrën e tyre realitet, duke performuar në skenën e Teatrit “Petro Marko”Aktorët e rinj synojnë të ruajnë traditën vlonjate në parodi, këngë dhe skeçe.

Por realiteti është ndryshe .Gentian Këllciu ,një i ri plot talent dhe me nje deshire per te dhene kontributin e tij per qytetin shkruan :

Ne, trupa amatore e “Flladit Rinor” kishim një dëshirë dhe një ëndërr për të hipur në skenën e Teatrit “Petro Marko” , ëndërr që u realizua, por kur e keqja “u zgjua” edhe ëndrra u shterua ..

Teo u kthye nga Italia për të rihipur në skenë me shpresën se do të gjente ëndrrën në të.Bela është studente për regjisurë në Tiranë

Landi është një infermier profesionist që bashkë me profesionin e bukur dëshiron të bëjë edhe art.

Albi këndon e luan muzikë sepse e ka pasion.Vajzat e kërcimit dhe këngëtarët janë hijeshia e bukuria e rinisë së qytetit e kështu të gjithë me radhë.

Të duash të bësh art për aq sa ti mundesh, por edhe kur mundesh të pengojnë, thua vallë sikur duan të të largojnë apo të të tregojnë se, që të meresh me art është humbje kohe, ndaj duhet të emigrosh, të largohesh se po humbet kohën!Se këtu, vendet janë zënë dhe askush nuk ta liron vendin e zënë prej vitesh e vitesh!Se këtu, njeriu i gjendet puna dhe jo punës t’i gjendet njeriu i duhur!

Mos vallë këta që“na duan të mirën” e na pengojnë duke na rrahur shpatullat e përkëdhelur sedrën, duan që edhe Estrada e të Rinjve, të hipi në Avion e të largohet për të lënë të qetë ata që i penguan, sepse ndoshta u prishëm qetësinë e borderosë.Ne, trupa e të rinjve kërkojmë ndihmën e të gjithë atyre që kanë ende shpresë e besim se ky qytet e ky vend ka nevojë për të rinjtë, qe ne të bëjmë art e të jemi të denjë për qytetin e qytetarët tanë.Ju lutem na ndihmoni

Por ketij shkrimi nuk i rezistoj dot as drejtori i teatrit ‘Petro Marko ‘

Por pergjigja nuk mungon

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.