Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkarkuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se Gledis Nanon e “dogjën” ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë.
Gazetari: Kur shkruat dje në Facebook ‘zero tolerancë ndaj krimi’, kishit në konsideratë shumë ngjarje të pazbardhura, shumë policë që nuk gjejnë autorë, por që bëhen bashkëpunëtorë, për mashtrimin e Potamit që thatë se shkarkuat vargun drejtues, por në fakt nuk ishte ashtu, thjesht u pezulluan e u ndanë sërish në detyra. Mendoni që ndryshimi i një emri do ta ndryshojë atë panoramë?
“Shkarkohet Gledis Nano, do kemi shumë shpejt emrin e ri. Këto që përmendët ju si gaetar ka qenë një nga arsye se përse drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve e menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Shto koment