Welcome to Vlora

Vlorë, akuzohen për vjedhjen e 5 banesave, vihen në pranga 2 të rinjtë

Janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve në banesa.

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Neighbourhood”. 

Të dy shtetasit e arrestuar rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

“Të arrrestuari janë 35 vjeçari Ivi Baba dhe 32 vjeçari Marius Hamit të akuzuar për veprën penale, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.  Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur sende të ndryshme në 2 banesa, në lagjen “Osman Haxhiu”, njofton policia. 

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar edhe të 3 vjedhjeve të tjera në banesa, po në lagjen “Osman Haxhiu”, konkretisht:

1. Më datë 23.08.2022, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur sende, në 2 banesa të ndryshme;   

2. Më datë 24.08.2022, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.