Welcome to Vlora

Deklarata e fortë e Vangjelit: Kam indicie që SHBA ka dërguar në SPAK materialin për Berishën!

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në TIranë materialin që çoi në shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, me kërkesë të SPAK-ut.

Vangjeli tha se edhe për ish-kryetarin e PD-së Lulzm Basha, ka mbërritur më herët një dosje nga SHBA, por që “nuk dihet se ku është”.

“Nuk bëjmë publike provat tona, por ne do t’i dërgojmë. Kam përshtypjen. S’kam prova. Kam një indicie që SPAK ka kërkuar në mënyrë zyrtare nga SHBA, dhe me gjasë ka ardhur një material i tillë, siç ka ardhur edhe për zotin Basha një dosje që nuk dihet se ku është. Nëse do të dish pse s’po reagon SPAK, sepse nëse e kuptova drejt, atë që e kam bindje, goditja që iu bë Berishës nuk është vetëm për të, por një shuplakë për të gjithë ne për nivelin e demokracisë që kemi arritur të bëjmë”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.