Një grua 40-vjeçare ka vrarë veten mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në afërsi të “Casa Italia”. Gruaja me iniciale A.E. ka ndërruar jetë në vend. Nuk dihen shkaqet e vetvrasjes së dyshuar.
Policia e Tiranës njoftoi paraprakisht se “më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Shto koment