Welcome to Vlora

Me gomone drejt Anglisë, Sunak shpall sot planin e ri për kthimin e shqiptarëve në atdhe

Cilësimi dhe gjuha e përdorur për emigrantët, ku shqiptarët po quhen ”pushtues” nga sekretarja e Brendshme, ka bërë që kryeministri i ri i Britanisë Madhe, Rishi Sunak të ulë gjuhën raciste dhe të paraqesë një plan të ri, për kthimin në atdhe të emigrantëve që zgjedhin rrugën me gomone.

Pas javësh negociatash intensive me Shqipërinë, në të cilat kryeministri Sunak ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ai do të përshkruajë planet për të frenuar fluksin e ardhjeve në Angli me gomone. Ai pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, i hap rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi që kërkojnë azil në Angli.

Një rekord prej 3,432 shqiptarësh deklaruan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke i bërë ata kombësinë më të madhe që aplikonin sipas aktit të skllavërisë moderne, përpara edhe britanikëve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.