David Pecorelli, është italiani që u bë i njohur në Shqipëri për shkak se sajoi historinë e vdekjes së tij.
Pecorelli është arrestuar nga autoritetet italiane dhe pritet të ekstradohet në Tiranë.
Ai rezulton në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në tetorin e 2021.
Më 18 shtator të vitit të kalura, një incident me varkë zbardhi dhe misterin e zhdukjes së biznesmenit.
Një person ka njoftuar policinë se i kishte ardhur në ndihmë Davide Pecorellit, pasi motori i varkës së tij ishte djegur në ishullin e Montecristos. Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme.
Pas kësaj, prokurorët mbërritën në ishull, ku zbuluan se bëhej fjalë për biznesmenin italian që u zhduk në Pukë, ku makina e tij u gjet e shkrumbuar nga flakët. Davide Pecorelli ishte pajisur me dokumente false dhe duket se inskenoi zhdukjen e tij.
Prokuroria e Pukës mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: “Mashtrim” në bashkëpunim”, “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”
Shto koment