Welcome to Vlora

Inskenoi vdekjen e tij/ Pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë italiani i shpallur në kërkim

David Pecorelli, është italiani që u bë i njohur në Shqipëri për shkak se sajoi historinë  e vdekjes së tij.

Pecorelli është arrestuar nga autoritetet italiane dhe pritet të ekstradohet në Tiranë. 

Ai rezulton në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në tetorin e 2021.

Më 18 shtator të vitit të kalura, një incident me varkë zbardhi dhe misterin e zhdukjes së biznesmenit.

Një person ka njoftuar policinë se i kishte ardhur në ndihmë Davide Pecorellit, pasi motori i varkës së tij ishte djegur në ishullin e Montecristos. Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme.

Pas kësaj, prokurorët mbërritën në ishull, ku zbuluan se bëhej fjalë për biznesmenin italian që u zhduk në Pukë, ku makina e tij u gjet e shkrumbuar nga flakët. Davide Pecorelli ishte pajisur me dokumente false dhe duket se inskenoi zhdukjen e tij.

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale:  “Mashtrim” në bashkëpunim”, “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.