Teksa gjendet për një vizitë dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama vizitoi industrisë ushtarake turke.
Më herët, Rama ishte në Muzeun Ataturk ku u prit me ceremoni.
Ceremonia i la vend takimit të djeshëm të dy delegacioneve, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë. Më e rëndësishmja ishte krijimi i këshillit të bashkëpunimit strategjik, të cilën Rama dhe Ergodan zgjodhën ta vulosnin vetë.
“Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap që hodhëm sot do ta mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në çdo fushë”, tha Erdogan.
Bashkëpunimi mes dy vendeve do shtrihet edhe në luftën kundër terrorizmit, për të cilin presidenti turk kishte një kërkesë specifike.
“Ne bashkë me autoritet shqiptare dakordësohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne s’do lejojnë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende”.
Krahas ndërtimit të 522 njësive të banimit, Edi Rama vendosi një bast të ri me Erdogan-in, atë për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Fierit.
Shto koment