Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë sjellë disa probleme.
Vlora është një ndër qytetet që për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut është përballur me disa përmbytje.
Problemi më i madh është paraqitur në akset që lidhin rrugën Transballkanike me bulevardin e ri në Skelë. Më problematikja nga këto akse është zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë portit detar.
Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Facebook, bashkia i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina.
“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë, vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës.
Shto koment