Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, shprehet se “rruga e Lumit të Vlorës ashtu sikurse dhe shumë projekte të tjera anembanë vendit, do bëjnë realitet një Shqipëri ndryshe”.
“Financimi për projektin e ri të zonës së Selenicës do të bëhet realitet”- thekson Denaj.
Banorët e Selenicës do të marrin rrugën e premtuar pas gati 30 vitesh, duke bërë realitet investimin infrastrukturor, që lidh gjithë zonat malore të jugut me bregdetin.
Kështu u shpreh ministrja Denaj, sot gjatë një konference për mediat.
Sipas saj, “Lidhja e Tepelenës me Bregdetin e Jugut po realizohet aktualisht përmes rrugës Gusmar-Kuç dhe rrugës Bënçë – Let-dush, që financohen në kuadër të Programit të Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale me mbështetjen e Bankës Botërore.
Denaj tha se “kjo rrugë, e cila do të sigurojë lidhjen më të shkurtër dhe më të shpejtë të Tepelenës dhe të zonave të tjera të juglindjes me rrugën e Lumit të Vlorës dhe daljen më bregdet, është një potencial i madh për zhvillimin e jetës ekonomike në këto zona. Ndërlidhja e kësaj infrastrukture me projektin e ri infrastrukturor në zonën e Selenicës do finalizojë një premtim të mbajtur të qeverisë dhe Kryeministrit Rama”.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka ndjekur me përpikëri hapat e nevojshëm në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi që rregullon procesin e huamarrjes në Republikën e Shqipërisë. Proceset e huamarrjes për financimin e projekteve që sjellin zhvillim dhe përfitime për qytetarët dhe rajonet në të gjithë Shqipërinë, janë praktikë 30 vjeçare e MFE-së”, theksoi Denaj.
Shto koment